English

BIK: Xhemati i Kosovës, dhuroi 80 mijë euro për zonat e përmbytura në Shqipëri

Prishtinë, 22 janar NOA - Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njoftoi sot se aksioni për të ndihmuar zonat e përmbytura në Shkodër e rrethinë i organizuar nga Kryesia e BIK e realizuar më 15 janar 2010, në xhamitë e Republikës së Kosovës, ka grumbulluar 80 mijë euro kontribute nga xhemati i Kosovës.

Zyrtarët e Kryesisë së BIK, parat e grumbulluara nga ky aksion së shpejti do t'u dorëzojnë autoriteteve kompetente shqiptare në Shkodër.

h.i/NOA

KOMENTE