Tiranë, 22 Janar NOA Update - Gazetari i njohur Enkel Demi, qëllon me grusht, gazetarin Mero Baze.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tiranës, bëjnë të ditur burime mediatike.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e City Park në autostradën Tiranë - Durrës dhe në prani të shumë njerëzve që gjendeshin përreth, një pjesë e të cilëve kanë ndërhyrë, sikundër janë afruar dhe roje të sigurisë.Konflikti mes Bazes dhe Demit, është shuar vetëm pasi ka ndërhyrë Mesila Doda, e shoqja e Enkel Demit duke u përpjekur të shuajë debatin që precipitoi në grusht ndaj Bazes në fytyrë.
Gjithsesi, sherri nuk ka zgjatur shumë ndërkohë që burime policore i thanë agjencisë NOA se asnjë denoncim nuk ka mbërritur nga i dëmtuari Baze.
Në këto rrethana, policia citon ligjin duke sqaruar se nuk ka ndërmend të nisë një procedim penal kur nuk ekziston padi penale nga i dëmtuari.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Mero baze, shpalli se ka vendosur të mbyllë të përditshmen e tij "Tema" duke pohuar se problemet financiare e detyruan të ndërmarrë këtë vendim.
e.r/NOA