Athinë, 22 janar, NOA - Një goditje sizmike prej 5.1 ballësh të shkallës Rihter ka goditur dje në mbrëmje rajonin e Greqisë Qendrore. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Gjeodinamikës, pranë observatorit kombëtar grek, sipas të cilit epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 kilometra në lindje të Nafpaktosit dhe 60 kilometra në verilindje të qytetit Patra. Deri në këto momente mediat greke nuk raportojnë për viktima apo për dëme të mëdha materiale.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se rajoni i Greqiës Qendrore është goditur edhe më 18 janar nga një tjetër tërmet, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter.
n.e/NOA