English

Gripi i derrit, një mashtrim kolosal

Gripi i derrit rezulton të mos jetë gjë tjetër, përveçse një mashtrim i madh. Pas shumë hamendësimesh, kjo akuzë bëhet e vërtetë kur deklarohet edhe nga vetë presidenti i Komisionit të Shëndetësisë në Këshillin e Evropës, Uolfang Uodarg, i cili ka vënë në shënjestër shumëkombëshet e prodhimit të ilaçeve.

Sipas tij, këto kompani madje kanë influencuar edhe mbi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe OKB-në duke i detyruar shtetet që të blejnë dozat e vaksinës.

Virusi A/H1N1

Gripi i derrit, konsekuencat e të cilit për javë të tëra kanë mbajtur në alarm miliona persona, në realitet ishte një "pandemi false", e orkestruar nga kompanitë farmaceutike, gati për të fituar miliarda euro me shitjet e vaksinës: akuza mbërrin nga Uolfang Uodarg, presidenti gjerman i Komisionit të Shëndetësisë në Këshillin e Evropës.

Uodarg, gjithashtu ka akuzuar drejtpërsëdrejti industritë farmaceutike se kanë influencuar vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të deklarojë pandeminë. E rëndë akuza e Uodargit, ish-anëtar i SPD-së, mjek epidemiolog, sipas të cilit shumëkombëtaret farmaceutike kanë akumuluar "fitime të jashtëzakonshme", pa takuar asnjë rrezik financiar, ndërsa qeveritë e gjithë botës, thanin bilancet e dobëta shëndetësore duke shpenzuar miliona në blerjen e vaksinës kundër infektimit që në realitet ishte pak agresiv. Uodarg ka aprovuar një rezolutë në Këshillin e Evropës e cila kërkon një hetim mbi rolin e kompanive farmaceutike; dhe mbi çështjen, Këshilli i Evropës do të zhvillojë një debat në fund të muajit.

Denoncimi, i sjellë nëpërmjet faqeve të gazetës "Daily Mail", mbërrin disa ditë pas së cilës qeveritë e gjysmës së vendeve të botës, po kërkojnë të çlirohen nga miliona dozat e vaksinës, të porositura gjatë pikut të krizës.

Gazeta ‘'Mail'', kujton se në Britaninë e Madhe Ministria e Shëndetësisë kishte parashikuar 65 mijë të vdekur, duke krijuar një linjë jeshile dhe një ueb-sajt për të dhënë këshilla, pezulloi rregullin që ndalon shitjen e ilaçeve antivirus, pa këshillën dhe recetën e mjekut; u alarmuan morgjet deri edhe ushtria, e cila duhej të ishte gati të hynte në lojë, në çdo moment, nëse do të verifikoheshin trazira midis popullsisë në kërkim të ilaçeve.

Konfliktet e interesit

Sipas Uodargit, çështja e gripit të derrit ka qenë "një prej skandaleve më të mëdha shëndetësore" të shekullit. Kompanitë më të mëdha farmaceutike, sipas Uodargit, ia kanë dalë të vendosin "njerëzit e tyre" në "ingranazhet" e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera me influencë.

Dhe, në këtë mënyrë, mund të kenë bindur deri OKB-në për të zbutur përfundimin e pandemisë, e cila solli, në qershorin e kaluar, në deklarimin e pandemisë në të gjithë botën.

KOMENTE