Porto Prince, 22 janar, NOA - Qeveria e Haitit i ka shpallur planet për zhvendosjen e 400 mijë të pastrehëve nga kampet e krijuara në mënyrë provizore në paralagjet e kryeqytetit Porto Prince.
Kjo për shkak të kushteve shumë të rënda sanitare të cilat janë shkaktuar në shumë pjesë të këtij qyteti për shkak të tërmetit të rënë një javë më parë në ishullin e varfër.
Mjekët kanë paralajmëruar se ekziston mundësia e shpërthimit të epidemive të pakontrollueshme në kampet e tanishme, ndërkohë që furnizimi i popullatës po vazhdon.
Ndërkaq, në limanin e rregulluar pjesërisht të kryeqytetit Porto Prince ka mbërritur anija e parë me gjërat më të domosdoshme, kur janë futur në përdorim edhe katër aeroporte të tjera të vendit.
Banka Botërore nga ana e saj ka bërë të ditur se Haiti nuk duhet të paguajë borxhet që ka krijuar përgjatë pesë viteve të ardhshme.
n.e/NOA