Tiranë, 22 janar, NOA - Shqipëria që nga dita e sotme do të ketë edhe një ambasadë të Sllovakisë në territorin e saj si përfaqësuese zyrtare të këtij vendi. Ceremonia e hapjes së ambasadës do të zhvillohet në orën 11:15, ku i pranishëm do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, i cili ndodhet në vendin tonë në një vizitë 2-ditore. Ndërkaq, në Shqipëri së shpejti do të ketë edhe një ambasadë të Suedisë, sipas një vendimi të qeverisë suedeze për ngritjen e rangut të zyrës përfaqësuese suedeze, që aktualisht funksionon prej disa vitesh në vendin tonë në atë të një ambasade.
Sipas agjencive të lajmeve suedeze, Suedia do të mbyllë 6 ambasada të saj në Bratislavë, Dakar, Dublin, Lubjanë, Luksemburg e Sofia dhe do të hapë 10 të reja, me të cilave dhe ajo në Tiranë, Prishtinë, Tbilisi dhe Çisinau.
Gjithashtu nga burime konfidenciale behet e ditur se edhe Sllovenia do të hapë së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë.
n.e/NOA