English

Kapen dy të kërkuar për veprën e plagosjes dhe atë të kanosjes

Pogradec, 22 janar, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit kanë mundur të vënë në pranga 34-vjeçarin Fatmir Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të plagosjes së rëndë. I dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes", ky person akuzohet për veprën penale "Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim", parashikuar nga neni 88 /1 dhe 25 i Kodit Penal, pasi dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur në dhjetorin e kaluar, ku së bashuku me personin që mban inicialet O.Xh, kanë qëlluar me thikë personin tjetër me inicialet F.B.

Ndërkaq, forcat e policisë së Pogradecit kanë ndaluar edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, me emrin Halim Misliu, pasi ndaj tij rëndonte akuza e veprës penale të "Kanosjes", parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE