English

Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton sot për Kosovën

Nju Jork, 22 janar, NOA - Këshilli i Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet që të diskutojë gjatë mbledhjes së sotme të tij për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon për gjendjen në Kosovë. Por KS do të shqyrtojë edhe raportin e shefit të misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannieri.

Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, takim ky të cilin ai do ta përdorë edhe për t'u takuar me disa ambasadorÑ‘ tÑ‘ vendeve tÑ‘ reja anÑ‘tare tÑ‘ KÑ‘shillit tÑ‘ Sigurimit tÑ‘ Kombeve tÑ‘ Bashkuara.

Eshtë bërë me dije paraprakisht se Hyseni gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të flasë për arritjet e Kosovës gjatë muajve të fundit, me theks të veçantë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e serbëve në votime. Ndërkaq, në këtë mbledhje mësohet se është i pranishëm edhe presidenti serb Boris Tadiç i cili do të drejtojë delegacionin e Serbisë në takimin e Këshillit të Sigurimit.

n.e/NOA

KOMENTE