SHBA, 22 janar - Fotografitë të cilat u bënë për editoralin e revistës "W" janë publikuar në internet, duke u cilësuar si të "paqëndrueshme" sepse aty janë pamje ndryshe të mbretëreshës së popit dhe modelit brazilian, tani të dashurit të Madonna's.
Madonna duket e lodhur dhe e vjetër, ndërsa Jezusi ... lakuriq. Madonna dhe i dashuri i saj disa dekada më i ri, Jezus Lus, u njohën gjatë seancës së fotografive për editorialin e revistës "W" vitin e kaluar.
Fotografitë tregojnë puthjen e tyre të parë, dhe shumë më tepër. Fotografitë e botuara kohët e fundit në revistën e lartpërmendur, tregojnë qartë se si Madonna duket e fortë, pa kozmetikë, pa ndriçim dhe Photoshop, ndërsa Jezusi pa të brendshme. /ipko/