Uashington, 22 janar, NOA - Dekada e fundit, e cila u mbyll me vitin 2009 ka qenë më e nxehta e shënuar ndonjëherë për të gjithë botën. Një fakt të tillë e pohon një studim i fundit i kompanisë së njohur të aeronautikës botërore, NASA. Sipas tij, dekada që sapo u mbyll, pra ajo e viteve të para 2000, ka qenë më e ngrohta që kur NASA filloi regjistrimin e temperaturave në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
NASA deklaron sesi viti që sapo u mbyll, 2009, ishte viti i dytë më i ngrohtë pas vitit 2005 që nga nga 1880-a, ndërsa viti 2008 ishte viti më ftohtë i dekadës për shkakt të uljes së temperaturave në Paqësor. Pothuajse të nxehtë si viti 2009 ishin 1998, 2002, 2003, 2006 dhe 2007. Sipas James Hansen i Institutit për Studime Goddard Space (GISS), duke e bërë temperatura mesatare mbi pesë ose 10 vite, ne kemi konfirmimin se ngrohja globale vazhdon pothuajse pa ndërprerje.
n.e/NOA