English

Operacioni "Transportuesi" sekuestron 20 kg kanabis sativa, arrestohen tre autorët

Durrës, 22 janar, NOA - Plot 20 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestruan mëngjesin e sotëm në kuadrin e operacionit policor të koduar me emrin "Transportuesi".

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave kjo sasi lënde narkotike u kap në flagrancë në aksin rrugor Golem-Durrës, në bagazhin e autoveturës tip Ford Mondeo me targa R 173 VTV.

Në kuadrin e këtij operacioni ndër të tjera mësohet se janë arrestuar edhe tre personat që në ato momente po e transportonin sasinë e kanabisit në këtë aks rrugor.

Ata janë Briano Dosku, 20 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd; Maringlen Basha, 23 vjeç, lindur e banues në Lazarat si edhe Rinor Hajdari, 24 vjeç, lindur në Bajram Curri e banues në Librazhd.

Ndaj tyre ishte marrë informacion në rrugë operative se transportonin lëndë narkotike ndaj edhe u ndërmor një operacion i organizuar që i kapi ata në flagrancë.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre tre personave u sekuestrua dhe një sasi prej 46.45 gr lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE