English

Policia e Shtetit ndihmon financiarisht banorët e dëmtuar nga përmbytjet

Tiranë, 22 janar NOA - Punonjësit e Policisë së Shtetit, duket se nuk janë mjaftuar me angazhimin maksimal në terren në mbështetje të shtabit të emergjencave për menaxhimin e situatës në zonat e përmbytura në veri të vendit, për të ndihmuar banorët e dëmtuar në rrethinat e Shkodrës por kanë dhënë edhe kontributin e tyre financiar.

Duke shprehur solidaritetin e tyre me këta banorë, Drejtoritë e Policive në qarqe, si dhe Drejtoritë rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit, derdhën vullnetarisht kontribute në vlerë monetare në ndihmë të të dëmtuarve. Kontributi financiar i mbledhur nga dhurimet vullnetare të punonjësve të këtyre drejtorive llogaritet në vlerën 3.889.100 lekë (të reja). Ky kontribut financiar është derdhur në llogarinë speciale "'Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër dhe Lezhë".

k.k/NOA

KOMENTE