English

Qeveria kërkon 300 milionë euro borxh

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 22 janar NOA - Nisur nga nevoja për para, qeveria shqiptare ka dalë sërish në tregun ndërkombëtar për të marrë hua, kësaj radhe në shumën 300 milionë euro, shifra më e madhe kjo që është marrë në vitet e fundit.

Kjo shumë do të përdoret për financimin e defiçitit të buxhetit 2010. Gjatë një konference për shtyp ministri i Financave, Ridvan Bode u shpreh sot se deri tani kanë shfaqur interes kompani prestigjoze ndërkombëtare.

Sipas Ministrit te Financave Ridvan Bode, gjate këtij viti qeveria ka dalë në tregun ndërkombëtar të bonove.

Bode tha se 200 milionë euro nga ky borxh do të shkojnë për të mbyllur kredinë sindikatë të marrë një vit më parë nga qeveria në kulmin e krizës ekonomike.

Konfirmohet se huaja u mor me norma të larta interesi që shkonin deri në 13%, kurse behet e ditur se pjesa tjetër e shumës do të përdoret për investime publike.

Bode tha se kredia pritet të bëhet efektive gjatë muajve të pranverës.

r.l/NOA

KOMENTE