English

Sampdoria, Del Neri sqaron çështjen Cassano

Itali, 23 Janar NOA - Ditën e djeshme u fol për një grindje që kishte ndodhur në ambientet e klubit të Sampdorias midis lojtarit barez, Antonio Cassano dhe teknikut Gigi Del Neri.

Kanë ardhur menjëherë përgënjeshtrimet për këtë gjë ku ka qenë vetë trajneri i Sampdorias i cili i ka hedhur poshtë këto zëra duke thënë që asgjë nuk ishte e vërtetë.

Për sa i përket mungesës së Cassanos në ndeshjen që Sampdoria do të luajnë në fundjavë kundër Udinezes tekniku ka thënë që është një zgjedhje teknike pasi është shprehur se në ndeshjet në transfertë ata hasin gjithmonë vështirësi dhe Antonio sipas tij nuk është në formë ideale për momentin.

Me sa duket tekniku po e lë pushim talentin barez që në rikthimin e tij tifozët e ekipit të shohin në fushë atë lojtar që i ka dhuruar ekipit, spektakël e gola.

r.b/NOA

KOMENTE