Fushë-Krujë, 22 janar NOA - Policia arreston presidentin e firmës "Makaresh sh.p.k" prodhim inertesh, Qamil Babasi. Arrestimi i 43-vjeçarit Babasi u krye pasi akuzohet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur Makaresh të qytetit të Krujës e pikërisht tek qendra e punës së Frontojes së prodhimit të inerteve me pronar, në një gropë betoni që përdoret për riparim mjetesh mekanike.
Punëtori 58-vjeçar Ali Jonuzi u plagos fatalisht në kohën po saldonte një cisternë (depozitë për mbajtje nafte).
Gjithçka erdhi kur u krye një plasje si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen Ali Jonuzi, banues në Thumanë të Rrethit Krujë, me profesion saldator, i punësuar tek firma Makaresh SH.P.K. Krujë.Nën drejtimin e Prokurorit dhe në bashkëpunim me specialistë antieksploziv u bë kryerja e veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes nga tërësia e të cilave u konkludua për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune.
k.k/NOA