English

Terrorizmi, arrestohen 120 "anëtarë" të Al Kaidës në Turqi

Ankara, 22 Janar NOA - Një goditje e fortë e policisë turke kundër organizatës terroriste Al Kaida pasi ka arrestuar 120 persona që besohet të jenë përfshirë në organizatën Al Kaida e kryesuar nga Osama bin Laden,.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm në mënyrë të njëkohshme në 16 qytete në të gjithë vendin, - tha zëdhënësi i policisë së Ankarasë.

Në këtë operacion, i cili sipas policisë është ende në vazhdim, u sekuestruan armë dhe municione të ndryshme, si dhe dokumente të shumta.

Arrestime më të mëdha në numër janë bërë në Stamboll, Malatya, Mersin, Sanliurfa dhe Gaziantep, ku midis të arrestuarve dyshohet se është kapur dhe një nga eksponentët kryesorë të kësaj organizate, që vepronte në Turqi.

Të martën e kaluar, në një operacion të ngjashëm të zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit, policia ka mundur të kapë 13 persona duke përfshirë edhe Serdal Erbas (emri i koduar Ebu Zer), që konsiderohet "truri" i Al-Kaidës në Turqi.

a.k/NOA

KOMENTE