English

Vrasja mes çiftit shqiptar, publikohen fotot

Zbardhen detaje të dëshmisë së Shkëlqim Konit, i njohur si Xhimi, fjalët e fundit para vdekjes të Rudinës dhe autopsia për viktimën

Martinsicuro - Teramo, 22 Janar NOA - Emigrantja shqiptare që mbeti e vdekur nga dora e të shoqit, u ther me tre thika në fyt, pas një sherri për xhelozi, që erdhi në rritim e sipër, janë të dhënat më të fundit që nxjerr hetimi në Itali pas një dëshmie të re të të shoqit.

Rudina Koni që ju shihni në foton kryesore të raportit, 33 vjeçarja që jetonte prej vitesh familjarisht me dokumente të rregullta në Itali, ndërroi jetë pak pasi u qëllua pak ditë më parë nga i shoqi Shkëlqim Koni, që shihni në foton e dytë të këtij raporti.

I dyshuari, të cilin në zonën e Martinsicuros ku jetonte, të gjithë e thërrisnin Xhimi, ndodhet tashmë në burgun lokal, kurse dy fëmijët e tyre janë dërguar në një qendër sociale në Ascoli, informon korrespondenti i NOA.

Autopsia e kryer në spitalin shtetëror të Teramos, nxori se 33-vjeçarja Rudina Koni ishte qëlluar tre herë me thikë në fyt, duke marrë plagë vdekjeprurëse.

Në dëshminë e tij, emigranti 45-vjeçar ka pranuar se ishte ai që i mori jetën të shoqes 12 vjet më të re dhe pohoi se krimin e kishte kryer menjëherë pas një sherri, me një thikë kuzhine.

Ndërsa ka pohuar se nuk kishte aspak ndërmend të vriste gruan, pro e ka qëlluar atë në kushte të gjaknxehtësisë, pa e kontrolluar dot veprimin që po bënte.

"Ndjehesha shumë xheloz ndaj time shoqeje dhe sytë m'u errën kur e bëra atë që bëra", ka deklaruar në dëshminë e tij Shkëlqim Koni, i njohur si Xhimi.

E gjitha kjo, ka ndodhur ndërsa dy fëmijët e tyre, 4 dhe 7 vjeç, flinin në dhomën e tyre, pak metra më tutje.

Sakaq, hetimi nxori se viktima para se të vritej kishte folur me shoqe të saj duke i thënë se donte të ndahej me të shoqin, por kjo është mohuar nga i dyshuari që tha se asnjë sinjal për divorc nuk kishte mes tyre.

Ndërkohë, gjyqtarja Serena Bizzarri ka vendosur që ditën e sotme të vlerësojë masën e sigurisë për 45-vjeçarin.

i.mr.b/NOA

KOMENTE