Tiranë, 22 janar NOA - Qeveria i ka kërkuar ministrisë së Punës hartën e varfërisë për zonat e përmbytura të qarkut të Shkodrës.
Burime zyrtare nga ministria e punës thonë se kjo hartë do të vlejë për të dërguar një paketë me ushqime pranë kategorive më të varfra që u prekën nga fatkeqësia.
Për këtë arsye, një grup pune nga ministria e Punës dhe Shërbimi social kanë nisur identifikimin e familjeve më të varfra dhe grave kryefamiljare në zonën e Nënshkodrës të cilat do të përfitojnë ushqimet e përditshme.
Përveç kësaj, ka përfunduar përllogaritja e familjeve të 7 komunave që u prekën nga përmbytjet, të cilët sipas një udhëzimi të ministrit të Punës Spiro Ksera do të përfitojnë ndihmë ekonomike.
Në skemën e ndihmës ekonomike përfitojnë rreth 16 mijë familje në Shkodër, prej të cilëve 6600 në zonën e Nënshkodrës.
b.m/NOA