Selanik, 23 janar, NOA - Një avion i linjës "Turkish Airlines" bëri një ulje urgjente në Selanik pas një telefonate drejtuar pilotit me fjalët "Ju sot do të vdisni, një bombë është vendosur në bordin e avionit". Avioni vinte nga Gjermania me destinacion aeroportin Dalaman në Turqi.
Piloti i avionit u vu menjëherë në kontakt me autoritetet greke.
Avioni sipas autoriteteve të aeroportit grek u ul në mënyrë të sigurtë në Selanik dhe 70 pasagjerët janë të mirë. Ndërkohë policia po kryen kontrollin e avionit.
a.k/NOA