Shikoni videon: {youtube}8q1Nk9Rf_AU{/youtube}
Virxhinia, 23 Janar NOA - E drejta për të qëndruar lakuriq në shtëpi, nuk është dhe aq e sanksionuar sepse mund të përfundosh nga oxhaku i sallonit në qelitë e ftohta, vetëm e vetëm se ke pirë kafen pa rroba në trup.
Një gjë e tillë ka ndodhur në Springfield në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një 29-vjeçar, është konstatuar se po pinte kafe krejtësisht i zhveshur në sallonin e shtëpisë së tij dhe me t'u parë, në pak minuta forca policore kanë mbërritur duke e prangosur dhe dërguar në paraburgim.
Ngjarja e rrallë që po bën xhiron mediatike në SHBA dhe më gjerë, ndodhi në orën 05.50 të një dite më parë (ora lokale), kur kalimtarët kanë parë në dritaret pa perde të errëta të banesës, 29-vjeçarin i cili qëndronte në dhomë duke përgatitur kafenë e mëngjesit dhe duke e pirë më tej atë, por krejtësisht lakuriq.
Kalimtarët e irrituar kanë njoftuar policinë dhe me të mbërritur në banesë, i riu u ndaluar nën akuzën e ekspozimit ilegal dhe lakuriqësisë në publik.
I riu, baba i një vajze 5 vjeçe, ka pohuar në polici se nuk po bënte asgjë të paligjshme së paku sipas tij, thjeshtë po pinte një kafe para se të nisej për në punë, pa e ditur se trupi i tij lakuriq, po soditej nga kalimtarët.
I riu u detyrua të merrte një avokat i cili duke komentuar akuzat tha se klienti i tij nuk e ka bërë qëllimisht ekspozimin zhveshur dhe si e tillë, ngjarja nuk përbën krim.
Por, nëse prokuroria provon të kundërtën, 29-vjeçari rrezikon që dënohet me 12 muaj burgim dhe dy mijë dollarë amerikanë gjobë.
e.r/NOA