Palermo, 23 Janar NOA - Një ndërtesë trekatëshe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Favara, (Palermo) ku jetonte çifti Bevallia së bashku me tre fëmijët e tij, informon korrespondentja e agjencisë NOA.
Si pasojë ka vdekur Marianna Bellavia, 14 vjeçe dhe motra e saj tre vjeçare, Chiara.
Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat të gjallë vogëlushen tre vjeçare, por me gjithë përpjekjet e bëra, e volga nuk ka mundur të shpëtojë.
Sipas policisë, çifti Bellavia dhe Giovani, djali i tyre 11 vjeçar kanë arritur t'i shpëtojnë kësaj tragjedie.
Ndërtesa ku ndodhi ngjarja ndodhet në pjesën muzeale të Favaras dhe me probleme në infrastrukturë.
Motra e nënës së fëmijëve tha se çifti kishte paraqitur një kërkesë për strehim, por nuk i ishte dhënë asnjë përgjigje nga organet kompetente.
Sipas zëdhënësit të policisë po punohet për zbardhjen e çështjes. Disa të afërmit e familjes që do të marrë pjesë në operacionet e ndihmës, ndërkohë behët e ditur se janë evakuuar banorët aty pranë për shkak të rrjedhjes së gazit.
i.m/a.k/NOA