Otranto, 23 Janar NOA - Është arrestuar pikërisht në kanalin e Otrantos një shqiptar 43 vjeçar, të cilin e pritën prangat gjatë rrugës së tij për në Itali dhe tani duhet të vuajë një dënim me burg.
Bëhet fjalë për Artur Toçin, 43 vjeç, emigrant klandestin nga Shqipëria, i cili është arrestuar gjatë natës së mbrëmshme nga agjentët e komisariatit të Otrantos.
Ai së bashku me disa miqtë e tij realizonte udhëtime në drejtim të Italisë me emigrantë klandestinë.
Pikërisht për këtë gjë ai është dënuar në mungesë me 2 vjet e 21 ditë heqje lirie ku do ta vuajë këtë dënim së bashku me disa shqiptarë të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik.
Nga burime të komisariatit të policisë thuhet se 43 vjeçari shqiptar vinte nga qyteti i Vlorës nga ku ishte nisur këtë të Premte me anijen "Ioannis K".
r.b/NOA