English

Çudi në Haiti, 69-vjeçarja del e gjallë nga rrënojat pas 10 ditësh

Porto Prince, 23 janar, NOA - Një çudi të vërtetë e kanë cilësuar trupat ushtarake dhe ato të ndihmës në Haiti faktin që kanë mundur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e tërmetit një grua 69-vjeçare pas plot 10 ditësh të rënies së tij. Ndërsa lajmi i ka befasuar që të gjithë, ai ka shtuar shpresat se edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga rënia e tërmetit katastrofal në Haiti, ende tek-tuk mund të pretendohet për të gjetur të mbijetuar poshtë rrënojave.

Ndërkaq, mjekët kanë dhënë pak shpresa se gruaja në fjalë, e cila është gjetur në afërsi të stadiumit të futbollit të kryeqytetit haitian, do të mund të mbijetojë, pasi është e dehidratuar dhe e rënë mjaft fizikisht.

Por gjithsesi, gjetja e saj me frymë dhe në jetë pas 10 ditësh e mbërthyer nën rrënojat e tërmetit ka përbërë një lajm për gjithë ata që po ndërmarrin operacione kërkimi dhe shpëtimi në Haitin e rrënuar nga tërmeti.

n.e/NOA

KOMENTE