English

Kapen dy persona në kërkim për vrasje e falsifikim dokumentash

Gjirokastër, 23 janar, NOA - Forcat e policisë që qarkut të Gjirokastrës kanë mundësuar kapjen e dy personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se i ndaluari i parë është 21-vjeçari Arlind Meço, lindur dhe banues në Memaliaj, për veprën penale të "Vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë". Mësohet se gjatë momentit të kapjes së këtij personi. ai po lëvizte në një rrugicë të Tepelenës.

Ai është ndaluar pasi më datën 29.09.2009, së bashku me djalin e xhaxhait të tij shtetasin Mandi Meço , kanë debatuar me S.P, rreth 30 vjeç, po nga Memaliaji , për motive të dobëta .

Më pas, ai ka shkuar në shtëpi ku ka marrë një kallashnikov, të cilin e mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të S.P, rreth 20 plumba duke e plagosur në këmbë por pa rrezik për jetën dhe kjo pasi S.P, i kishte ngacmuar motrën Arlind Meços.

Ndërsa personi i dytë i ndaluar mësohet të jetë 64-vjeçari Spiro Sinani, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është kapur në pikën kufitare të Kakavijës.

Ai ishte person i shpallur në kërkim nga policia pasi është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Ky person ka falsifikuar një çertifikatë për një të afërmin e vet duke vendosur vulë falco të ambasadës sonë në Athinë.

n.e/NOA

KOMENTE