Tiranë, 23 janar, NOA - Ditën e sotme do të nisë verifikimi në terren i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e javëve të fundit në qarkun e Shkodrës.
Lajmi i bërë me dijeni dje nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, pritet të nisë sot nga zbatimi i tij konkret duke vënë në punë komisionet përkatëse, të cilët do të merret me verifikimin deri më një të të gjitha dëmeve që familje të tëra në zonën e Shkodrës pësuan nga përmbytjet.
Tashmë komisionet për dëmshpërblimin e banorëve janë ngritur dhe pritet vetëm që të bëhet listimi i saktë i dëmeve materiale brenda shtëpive si edhe gjësë së gjallë, për të mundësuar më pas pagesat direkte ndaj të dëmtuarve prej përmbytjeve. Ndërsa është bërë me dijeni se do të groposen edhe të gjitha kafshët e ngordhura, në mënyrë që të mos përhapen epidemi.
Dëmshpërblimi deri më një i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në veri të vendit ka qenë një premtim që kryeministri Berisha ua ka bërë familjeve të dëmtuara dhe për të cilin ai ka pohuar se do ta mbajë në mënyrë korrekte.
n.e/NOA