English

Operacioni "Emigranti" e "Shpërndarësi" sekuestron 24 kg kanabis, prangos 4 veta

Durrës, 23 janar, NOA - Në kuadrin e një operacioni të koduar policor me emrin "Emigranti", forcat policore të Durrësit kanë mundur të sekuestrojnë një sasi prej 25 kilogramësh lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar më tej se janë arrestuar edhe tre persona të cilët ishin duke e transportuar këtë lëndë narkotike.

Mësohet se ata janë Flamur Xeka, 32-vjeç; Shkëlqim Xaka, 27-vjeç dhe Ernest Alia, 38-vjeç; që të banues në Mamurras.

Sasia e lartpërmendur e lëndës narkotike u sekuestrua nga agjentët e antidrogës në Portin e Durrësit, në një automjet që po ankorohej në tragin e linjës Durrës-Bari. Aksioni nisi pas mbërritjes së një telefonate në sallën operative të policisë, se në makinën me targa të huaja ndodhej drogë.

Policia ndërmori aksionin, duke sekuestruar sasinë e drogës e paketuar me letra natriban dhe mësohet se destinacioni i drogës ishte tregu italian, nga ku edhe do të shpërndahej.

Ndërsa në kuadër të operacionit "Shpërndarësi", zhvilluar po dje nga forcat e policisë së Durrësit, u arrestua edhe 43-vjeçari Besnik Domi, banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 693.4 gr bimë narkotike kanabis sativa.

n.e/NOA

KOMENTE