English

Përfitonin pensione të paligjshme me letra false, ndiqen dy persona

Durrës, 23 janar, NOA - Prokuroria ka nisur procedimin penal ndaj dy personave të cilët kanë përfituar pension të paligjshëm me anë të dokumentave false. Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë së Durrësit, sipas të cilave, i akuzuari i parë për këtë vepër penale është 67-vjeçari me inicialet SH.P, lindur në fshatin Bele të Kukësit dhe banues në Kuçok të Durrësit. Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se dyshohet që ky person përmes dokumentave të falsifikuara, konkretisht çertifikatës së lindjes ku ka ndryshuar datën e lindjes ka arritur të përfitojë pension të paligjshëm që nga viti 1999.

Ndërsa personi i dytë i akuzuar është ajo me inicialet T.S., 61-vjeç, lindur në fshatin Burim të Dibrës dhe e banuese në Durrës, pasi përmes përdorimit të dokumentave të falsifikuara e konkretisht, librezës për vjetërsinë në punë, ka arritur të përfitojë pension të paligjshëm.

n.e/NOA

KOMENTE