>> Rama: PS të futet menjëherë në Kuvend
Tiranë, 23 Janar NOA - Partia Socialiste paralajmëroi sot zëvendëskryeministrin Ilir Meta se frika e tij e vetme që e detyron të lusë opozitën të futet në Kuvend, është hapja e kutive që "do të çonte në humbjen e mandatit të kryetarit të LSI".
Akuzën e bëri sot Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste, në një reagim për deklaratën e mëhershme të Luan Ramës, i cili në emër të LSI, kërkonte që opozita të rikthehej në Parlament.
"Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga e vërteta që hapja e kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë. Por, të vërtetës as nuk mund t'i fshihesh dhe as nuk mund t'i shpëtosh me kërcënime apo diversion", - tha Imeraj.
Sipas saj, e vërteta ka dalë në shesh, Ilir Meta i trembet hapjes së kutive pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit, do të nxjerr në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë, është mandat i vjedhur nga Partia Socialiste.
"Kjo është e vërteta, ky është pazari i ulët i Ilir Metës dhe Sali Berishës", - përforcoi Imeraj deklaratën e selisë rozë.
e.r/NOA
Lexoni si nisi replika: Rama: PS të futet menjëherë në Kuvend