English

Qeveria flet mbi mbylljen e gazetës "TemA"

>> Mero Baze mbyll gazetën "TemA"

>> Një fund, por jo fundi për lirinë e medies

"Shoqëria Media Soft Albania, me administrator Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shtypshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi ne shumën 4,821,250 lekë, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumën prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamatëvonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore"

Tiranë, 23 Janar NOA -

Ministria e Financave doli pak më parë me një qëndrim zyrtar mbi mbylljen e gazetës së përditshme "TemA", lajmëruar mbrëmë nga botuesi i saj Mero Baze i cili sot nxori numrin e fundit të kësaj medie të shkruar.

"Në lidhje me pretendimin e z. Mero Baze për mbyllje të gazetës "TemA" për shkak të kontrolleve selektive financiare dhe presionet që nisin nga bilancet e gazetës prej vitit 2004, Ministra e Financave sqaron se nga informacionet që rezultuan pas verifikimeve që Ministria bëri, z. Mero Baze, ka qenë në kontakt me organet fiskale ne dy raste".

Financat kanë dhënë detaje për kontrollet e kryera:

"Së pari, si rezultat i kontrollit që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në muajin Dhjetor 2009, ka programuar dhe filluar në kompanisë Media Enter, me ortak të vetëm dhe administrator z. Besnik Sula, ky kontroll ka ardhur për shkak se në bazë të analizës së riskut kjo kompani prej kohesh ka mungesa ne deklarimet periodike të veprimtarisë së saj, përfshi dhe mosdorëzimin e bilancit financiar të vitit 2008. Si rrjedhojë kjo kompani ka detyrime tatimore të papaguara, - deklaron Ministria e Financave.

"Bëjmë të ditur se kompania ne 5 vitet e fundit, nuk është kontrolluar asnjëherë në organet tatimore, çka rrëzon pretendimin e z. Mero Baze për kontrolle selektive nëse i referohet këtij rasti", - vlerëson ministria.

Sipas dokumentacionit të QKR, kjo kompani, ka ndërruar pronarë (regjistrimi i fundit i ndryshimit të pronësisë i përket muajit Nëntor 2005) dhe megjithatë në asnjë rast nuk është bërë pagimi i detyrimeve që lind nga transaksioni i shitjes së kompanisë.

Dikasteri njoftoi se kontrolli tatimor është në proces dhe akoma nuk është konkluduar për rezultatet e këtij kontrolli, të cilat tha se do t'i bëjë të njohura në përputhje me legjislacionin.

Së dyti, thotë Ministria e Financave, shoqëria Media Soft Albania, që sipas dokumentacionit të QKR rezulton të jetë regjistruar në Nëntor të vitit 2005, në pronësi të z. Festim Bajrami, dhe administrator z. Mero Baze, ka kryer veprime zhdoganimi të një shtypshkronje në vitin 2006, dhe nuk ka shlyer detyrimet doganore edhe pas afatit ligjor për pagimin e këtij detyrimi ne shumën 4,821,250 lekë, dhe aktualisht ka akoma të papaguar shumën prej 3,321,250 lekë pa përfshirë kamatëvonesat, për të cilat kanë filluar procedurat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve doganore, në përputhje me aktet ligjore.

Vetëm në këto dy raste, Ministria e Financave thotë e sheh z. Mero Baze të përfshirë në kontrolle te organeve fiskale, por duket qarte se në asnjërin prej tyre këto organe nuk janë në pozita selektive dhe tendencioze, por përkundrazi kanë treguar tolerancë të pajustifikueshme ne zbatimin e ligjshmërisë.

e.r/NOA Lexoni më shumë mbi argumentin:

Botuesi Mero Baze deklaron mbylljen e gazetës së përditshme "TemA"

Një fund, por jo fundi për lirinë e medies

KOMENTE