Video: {youtube}N11RPwT63O8{/youtube}
Prishtinë, 23 Janar NOA - Kryeministri i Kosovës fton kabinetin e tij për një angazhim shtesë, në ditët e ardhshme për implementimin e strategjisë për veriun dhe të krijimin e fondit të veçantë nga Qeveria e Kosovës në mbështetje të strategjisë zhvillimore.
Qeveria ka përkrahur sot informatën e Ministrisë së Administratës Publike lidhur me zbatimin e Planit të akomodimit për stafin e Qeverisë konform Planit Strategjik të Akomodimit.
Ministri Arsim Bajrami ka pohuar që nga e hëna në objektin e ish-Rilindjes do të fillojë edhe vendosja e MAP, MD, MAPL dhe MAPH .
"Me implementimin e këtij plani po përfundojmë komplet projektin e bartjes së ministrive nga objektet private në objektet publike", pohoi ministri Bajrami.
Qeveria në mbledhjen e sotme i ka dhënë përkrahje të plot aktiviteteve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit ( MTPT) lidhur me koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas ministrit Fatmir Limaj partneriteti publiko-privat në ANP tashmë është në fazën finale të implementimit. Nga data 27 deri më 29 janar të këtij viti do të organizohet një konferenca treditore me qëllimin që kompanitë e interesuar të japin ofertat e tyre rreth draft-kontratës.
Po sot Qeveria i ka dhënë mbështetje ndërtimit të hidrocentralit të Zhurit Ministrja Justina Shiroka-Pula ka njoftuar se punët rreth këtij projekti janë në rrugë të mbarë . "Hidrocentrali do të ketë kapacitet prej 305 megavat dhe investimet e planifikuara janë mbi 350 milionë euro", theksoi ministrja Shiroka- Pula.
a.b/NOA