Porto Prince, 23 janar, NOA - Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Haitin më 12 janar ka arritur në 111.499 persona.
Një lajm i tillë është komunikuar nga Ministria e Brendshme haitiane, pas gjetjes së viktimave të reja ditët e fundit nën rrënojat e godinave pas tërmetit.
Ndërkaq, ky dikaster deklaron se janë mëse 200 mijë të plagosurit e deritanishëm të konstatuar pas tërmetit në Haiti.
Nga ana tjetër, deklarohet se janë më shumë se 55 mijë familje të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë nga tërmeti dhe pothuajse 610 mijë të mbijetuarit që pas tërmetit janë duke jetuar aktualisht në 500 kampe të improvizuara.Sa u përket shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, deklarohet nga Ministria e Brendshme haitiane, se janë mëse 11 mijë të tilla të shkatërruara dhe mëse 32 mijë të dëmtuara.
n.e/NOA