English

Yjet e Hollivudit, solidaritet për Haitin

Hollivud, 23 janar, NOA - Dhjetëra prej emrave më të njohur në Hollivud, duke filluar nga George Clooney, janë bashkuar në studiot e CNN në një maratonë televizive shumë të veçantë, për ngritjen e fondeve në ndihmë për Haitin.

Edhe një prej ikonave më të dashur të Amerikës, Mohammed Ali, ishte gjithashtu i pranishëm, megjithëse i ulur në një karrocë dhe në pamundësi për të folur.

Por "Shpresë për Haitin" ishte një emision televiziv telefonatash i pashembullt edhe me lidhje nga Londra.

Në të morën pjesë këngëtarë të njohur si Madonna, Bruce Springsteen, Sting, Stevie Uonder, Beyoncé, Jennifer Hudson, Mary J. Blige, Shakira, Coldplay, Alicia Keys, Dave Mattheus, Justin Timberlake, Jay-Z, Rihanna, Taylor Suift.

Maratona televizive u hap nga George Clooney, në Los Anxhelos dhe këngëtari haitian Uyclef Jean.

Nga Neu York-u, shfaqja u drejtua nga gazetari Anderson Cooper i CCN, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Haiti me gazetarë dhe mjekun Sajay Gupta.

Në këtë maratonë televizive prej dy orësh janë përfshirë dhe aktoret më të famshëm të Hollivudit, si Julia Roberts, Nicole Kidman, Meg Ryan, Meryl Streep, Clint Eastuood, Morgan Freeman, Denzel Ëashington, Leonardo Di Caprio, Brad Pitt, Tom Hanks, Laërence Fishburne, Ëill Smith, Ben Stiller, Samuel L. Jackson, Andy Garcia , Matt Damon, Billy Crystal dhe dhjetëra të tjerë.

Gjithashtu kanë marrë pjesë dhe refugjatëve nga Haiti.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i dërguari i posaçëm i SHBA në Haiti, ka ftuar personalisht shikuesit për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Sipas organizatorëve, ishte mbrëmja televizive me përhapjen dhe popullaritetin më të madh. Nisma për një maratonë të këtij lloji u ideua nga George Clooney (i cili dhuroi për Haitin 1 milion dollarë).

Brenda një jave është përgatitur një mbrëmje speciale televizive në përmasa të jashtëzakonshme për organizimin dhe përfshirjen e sa më shumë pjesëmarrje.

Diçka e ngjashme me organizimet në Amerikë pas 11shtatorit 2001, dhe cunamit të vitit 2004, por numri i televizioneve dhe yjeve të famshëm të përfshirë në këtë eveniment ishte akoma më i lartë.

Këngë të ndryshme, versione të këngës "Bridge over Troubled Uater" i Paul Simon kënduar nga Stevie Uonder, apo "Ue Shall Overcome" kënduar nga Bruce Springsteen janë hedhur menjëherë në treg. a.k/NOA

KOMENTE