English

Yll i futbollit, lë topin dhe futet në Islam

Dubai, 23 Janar NOA - Ish-lojtari i kombëtares portugeze të futbollit dhe i Liverpulit, Abel Xavier njoftoi tërheqjen nga loja magjike e topkëmbës.

Në një konferencë për shtyp në stadiumin "Ras Al Khaimah" të Emirateve të Bashkuara, Arabe Xabier u shpreh: "Kësaj here unë shpall tërheqjen time nga bota e futbollit. Tani fillon një fazë e re në jetën time."

Gjatë komunikimit që pati me gazetarët, mbrojtësi portugez ka surprizuar edhe me një tjetër fakt, duke lajmëruar kalimin e tij nga Krishterimi në Islam.

"Në momentet e pikëllimit kam gjetur ngushëllim në Islam. Me kalimin e kohës kam kuptuar se Islami është fe që promovon paqen, barazinë, lirinë dhe shpresës. Këto janë themele me të cilat dua të identifikohem", ka shpjeguar lojtari portugez, i cili tani e tutje do të quhet Fejsal.

Karrierën e tij si lojtar profesionist Abel e ka nisur në vitin 1990, në Amadora. Gjatë karrierës së tij të gjatë ka mbrojtur ngjyrat e gjithsej 12 klubeve, mes të cilave: Benfica, PSV Eindhoven, Everton, Liverpool, Galatasaray, Roma dhe LA Galaxy.

KOMENTE