English

Dashuria e ndaluar, e princeshës shqiptare

Një ditë siç thuhet, Princesha Ruhie, më e reja dhe më e guximshmja nga të katërta, shkeli rregullat duke i folur një oficeri të hijshëm, të cilin e pyeti: "A më do mua"!

U gjunjëzua përpara Mbretit duke kallëzuar dashurinë e saj dhe i dashuri i saj mbante vesh në odën tjetër.

Vajza e kuptoi që e humbi dashurinë e saj. Prandaj Mbret Zogu i tha motrës se ajo duhej të ishte e marrë që të binte në dashuri me një oficer, gjë që i sjell çnderim derës mbretërore.

Jetë nga oborri mbretëror

Princesha Ruhie Zogu, më e vogla motër e Mbretit Zog të Shqipërisë bëri lajthimin që nuk i falet faji, ra në dashuri me një oficer të hijshëm të Gardës Mbretërore. Sapo që arriti lajmi në Vjenë nga Tirana, drejtorët e kinemave në Hollivud besuan se vunë në dorë një aktore të re.

Ngjarja është e përgjithshme dhe mjaft njerëzore. Dëgjojmë dendur që çupa të pasura martohen me shoferët e tyre, për asnjë arsye tjetër përveç se bien në dashuri. Qeshim me ngjarjen dhe e harrojmë në pak ditë. Po jemi njerëz, jo Mbretër dhe Princesha.

Mbret Zogu i Shqipërisë, vetë beqar, ka katër motra të bukura, të gjitha kanë shkuar nga 20 vjet beqare dhe janë edhe të pamartuara. Dhe një vajzë që shkon në njëzetin vit quhet "plakë" në Shqipëri. Një ditë siç thuhet, Princesha Ruhie, më e reja dhe më e guximshmja nga të katërta, shkeli rregullat duke i folur një oficeri të hijshëm, të cilin e pyeti:

"A më do mua" - "E dua të gjithë Familjen Mbretërore"- u përgjigj ushtari në mënyrë diplomatike, me dinjitet dhe qëndrim të mirë. E shkelur, po jo e mundur, vajza e ndoqi qëllimin e saj sipas zakonit të çupave amerikane, "Zëre dhe mere".

Ajo deshi t'i jepte dashurinë e saj ushtarit të paguximshëm. Dhe ai e dinte. Ai e merrte me mend se deti që i ndante ishte i madh dhe i pakapërcyeshëm: ajo, një princeshë dhe ai një njeri pa shkallë të lartë.

Po më në fund ushtari iu përul zërit saj tërheqës dhe gjithë në atë çast nënshkruante dekretin e vdekjes, se e dinte fare mirë se ç'e priste. Një ditë Princesha Ruhie mundi ta fshehë të dashurin e saj në një odë në Pallat, kur ajo vajti të fjalosej fare hapur me vëllain e saj të ashpër, Mbret Zogun.

U gjunjëzua përpara Mbretit duke kallëzuar dashurinë e saj dhe i dashuri i saj mbante vesh në odën tjetër. Mbreti vuri një cigare në një pjatë të artë duhani dhe ndezi një tjetër, se Mbreti është një buhar i vërtetë: pi 250 cigare në një ditë dhe pastaj i hodhi një vështrim të mprehtë motrës duke thënë:

"A mbarove Ruhie?" Vajza e kuptoi që e humbi dashurinë e saj. Prandaj Mbret Zogu i tha motrës se ajo duhej të ishte e marrë që të binte në dashuri me një oficer, gjë që i sjell çnderim derës mbretërore.

Ajo duhej t'ëndërronte të martohej në ndonjë derë mbretnore, siç u bë Princeshë e një shkalle të lartë.

Nuk dihet sigurisht kur doli Princesha Ruhie nga Shqipëria, po pas ngjarjes, u mor vesh ndodhja e saj në Vjenë, ku shfaqet lokaleve të Vjenës, hedh valle dhe këndon për të zbavitur shoqërinë e lartë vjeneze.

Dëshiron të jetë afër Shqipërisë, që mbase i dashuri i saj, si ajo vetë, të dalë nga Shqipëria dhe të bashkohen. Ku është i dashuri i saj? Gazetat e Ballkanit thonë se ndodhet në burg. Po ka të ngjarë që ai të jetë në varr.

Përktheu: Klevisa Deçja/Botasot

KOMENTE