English

Derbi i Milanos, hiqen dyshimet e fundit

Milano, 24 Janar NOA - Me sa duket është plotësuar dhe lista e lojtarëve të cilët do të jenë prezentë në derbin e së dielës Interi - Milan, ku kanë përfunduar të gjithë dyshimet që kishin mbetur në formacionet respektive.

Tek Inter, Mourinjo ka vendosur të mos ta thërrasë serbin Dejan Stankoviç i cili duket se vuan akoma dëmtimin e tij dhe nuk është i gatshëm për tu rikthyer. Lajme pozitive vijnë për Muntarin dhe Thiago Mottan të cilët kanë arritur të rikuperohen dhe do të jenë të pranishëm dhe të disponueshëm për trajnerin zikaltër.

Në krahun tjetër krahas Seedorf, Milan dhe tekniku i saj Leonardo mund të mbështetet dhe në praninë e mbrojtësit Alessandro Nesta i cili është thirrur për këtë ndeshje por mbetet për t'u vendosur në qoftë se ai do të futet në lojë që nga minuta e parë.

Më poshtë është dhe lista e plotë e lojtarëve të thirrur nga të dy ekipet për këtë ndeshje:

Milan:

Portierë: Abbiati, Dida. Mbrojtës: Abate, Antonini, Bonera, Favalli, Jankulovski, Kaladze, Nesta, Thiago Silva. Mesfushorë: Ambrosini, Beckham, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf. Sulmues: Borriello, Di Gennaro, Huntelaar, Inzaghi, Ronaldinho

Inter

Portierë: Toldo, Cesar

Mbrojtës: Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Materazzi, Samuel, Donati, Santon, Natalino Mesfushorë: Quaresma, Motta, Sneijder, Muntari, Cambiasso, Stevanovic, Mancini, Carlsen, Crisetig Sulmues: Milito, Pandev, Balotelli, Arnautovic

r.b/NOA

KOMENTE