English

Fier, hidhet në lumë për të marrë një shpend, mbytet 30-vjeçari

Fier, 24 janar NOA - Ajo që duhet të ishte një ditë argëtimi për atë e bir të cilët kishin menduar të argëtoheshin duke shkuar për gjueti është kthyer në ditë morti për familjen Korobaci.

Gjithçka ka ndodhur mesditën e sotme në lumin Seman në Fier, kur 30-vjeçari Erjon Korobaci është mbytur në lumë teksa përpiqej të merrte një shend që vrau.

I riu kishte dalë për gjueti bashkë më babin e tij që në orët e paradites së sotme ë pyll.

Pasi ka gjuajtur për të vrarë një shpend kanë arritur të shënjojnë një shpend i cili ka rënë në lumë.

Korobaci është hedhur menjëherë në lum për të marrë shpendin por nuk ka mundur dot të dalë i gjallë.

Ujërat e rrëmbyera dhe temperaturat e ulëta kanë mbytur djalin i cili nuk ka dalë më në breg.

Babai i tij ka dhënë alarmin, ndërsa forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje për të filluar kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

k.k/NOA

KOMENTE