English

Ina Rama shkon në Romë

Romë, 25 Janar NOA - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama niset për në kryeqytetin italian Romë, pasi atje do të nënshkruhet Memorandumi për luftën kundër krimit të organizuar.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë NOA nga burime zyrtare të këshillit të Evropës dhe Prokuroria e Shtetit italian.

Ata thanë se prokurorët e përgjithshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria, do të nënshkruajnë sot (e Hënë) në Romë memorandumin e plotësuar për mirëkuptim dhe bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar.

Nga Këshilli i Evropës është sinjalizuar se Memorandumin do ta nënshkruajnë kryeprokurorët e Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Pas nënshkrimit të këtij dokumenti në Romë, pritet që prokuroritë shtetërore të bashkëpunojnë ngushtë në ndjekjen penale të pjesëmarrësve të krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit.

Zyra e shtypit të Ina Ramës nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për mediat, për vizitën dhe ende nuk dihet asgjë për takime të mundshme të saj në Romë.

e.r/NOA

KOMENTE