Femra konsiderohet si njeriu i parë, që kreu mëkatin, por kur kemi të bëjmë me lidhjet në çift, burrat gjithmonë konsiderohen ata "të këqijtë" për sa i përket tradhtisë.
Mashtrimi apo tradhtia e ka zanafillën që në lashtësi. Historia tregon se femra është njeriu i parë, që ka kryer aktin e mashtrimit. Eva mashtroi Adamin duke ngrënë nga pema e ndaluar, që rezultoi me dëbimin e tyre nga kopshti i Edenit.
Prandaj femra konsiderohet si njeriu i parë, që kreu mëkatin në këtë rast tradhtinë. Kur kemi të bëjmë me lidhjet në çift, burrat gjithmonë konsiderohen ata "të këqijtë" për sa i përket tradhtisë apo mashtrimit.
Arsyeja për ata, që tradhtojnë ka vetëm një shpjegim "më nuk po funksionojmë" dhe kjo është vetëm një klishe.
Eksitojnë raste të ndryshme kur një person, kalon nga një lidhje tek një tjetër, duke mos takuar "personin e duhur". Por çdoherë zhgënjehet nga personi i dashur për shkak të tradhtisë. Sipas psikologëve, meshkujt janë më të çiltër në rastin e tradhtisë apo mashtrimit.
Në fakt pabesia në lidhje sipas psikologëve, tek femrat bëhet në një formë më të padrejtë dhe i konsiderojnë ato si eksperte të tradhtisë bashkëshortore apo të dashurisë..
E vërteta qëndron në faktin se femrat në rrethana të tilla janë më të mençura, më tinzare pasi që meshkujt në atë moment kanë qenë të zënë duke shikuar një ndeshje futbolli apo duke u mburrur para miqve për të arriturat personale.
Rastet e tradhtisë, që zgjasin me vite janë shumë të njohura për të gjithë ne. Dhe "Pse-ja" e gjithë kësaj pabesie, gjithnjë mbetet enigmë për partnerin e tradhtuar, duke e maskuar aktin me arsye të kota dhe pa bazë.
Ka raste kur meshkujt, që tradhtohen nga e dashura apo bashkëshortja, kuptojnë për këtë vetëm pas tre apo katër vjetësh.
E vërteta zbulohet vetëm nëse mashkulli është më këmbëngulës dhe më syçelë sa i përket marrëdhënies në çift. Shpesh herë gjërat e vogla kanë shumë rëndësi në jetën e një femre. Një fjalë shumë e thjeshtë, që nuk duhet harruar asnjëherë "të dua", apo dhuratat simbolike që ajo i pëlqen shumë.
Hulumtimet tregojnë se një grua mesatarisht mund të menaxhojë më shumë se pesë marrëdhënie njëkohësisht, pa zgjuar as një lloj dyshimi tek partneri.
Kjo ndodh pasi femrat janë të afta të përmbushin më shumë obligime se sa meshkujt. Gjithashtu është edhe fuqia joshëse, që femra di të përdorë shumë mire kur është e nevojshme, gjë që për meshkujt nuk vlen.
Meshkujt janë fatkëqijtë, që gjithnjë vëzhgohen direkt apo indirekt dhe shpeshherë mëkati i tyre shkakton edhe ndarjen. Meshkujt e pranojnë kur akuzohen për mashtrim dhe nuk pretendojnë të jenë perfekt veçanërisht tek marrëdhëniet në çift.
E vërteta qëndron në atë se tradhtia dhe të mashtruarit në çift, nuk është akt i rezervuar vetëm për burrat. /Besa Dodaj-botasot/