English

Kina, SHBA-ve: Prapa web qëndron nxitja e revoltës në Irak

Pekin, 24 Janar NOA - Vazhdon ende "lufta" midis Pekinit dhe Uashingtonit. Gazeta e partisë komuniste kineze "People Daily", sulmoi sot përsëri SHBA për çështjen e internetit, duke e akuzuar atë se ka ngritur një "brigadë hakerash" si dhe shfrytëzon ndërtimin e rrjeteve sociale si Twitter dhe Youtube për të nxitur revoltën në Iran.

"Pas asaj që amerikanët e quajnë liria e fjalës është një skemë e mbrapshtë politike.

Si mundet ndryshe të vazhdojnë protestat pas zgjedhjeve iraniane?", citon gazeta.

"Ata e bëjnë këtë përmes YouTube Video dhe microblog të Twitter për të sjellë përçarje, mosmarrëveshje midis grupeve konservatore dhe reformatore të vendit".

Javën e kaluar, Google është ankuar se ka qenë objekt i sulmeve nga hakerët të cilët kishin në shënjestër disidentë kinezë që përdornin platformat e-mail.

Gjiganti ueb Google kërcoi për të lënë vendin, pak ditë pasi Sekretari i Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Pekinit mbi pasojat e mundshme të luftës diplomatike në marrëdhëniet e internetit midis dy vendeve.

a.k/NOA

KOMENTE