Prishtinë, 24 janar, NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), ka shprehur sot ngushëllimet për vdekjen e gazetarit Sokol Blakaj.
"UGK me dhembje ka pranuar lajmin për vdekjen e kolegut Sokol Blakaj, gazetar dhe redaktor në ueb faqen e RTK-së, dhe njërit nga kontribuuesit e ndërtimit të RTP-së.
Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i shpreh ngushëllime familjes Blakaj për humbjen e të dashurit të tyre.
UGK po ashtu u shpreh ngushëllime gjithë stafit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për humbjen e një njeriu të profesionist siç ka qenë Sokol Blakaj" thuhej në mesazhin e ngushëllimit të Unionit të Gazetarëve të Kosovës.
k.k/NOA