English

Kuvendi: Opozita të caktojë emrat e saj për Asamblenë e Këshillit të Evropës

Tiranë, 24 janar NOA - Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Sipas deklaratës Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion.

Sipas Kuvendit çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv.

"Kuvendit fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera" përfundon deklarata e Kuvendit.

k.k/NOA

KOMENTE