Biznesmeni Rezart Taçi ka dërguar një letër të hapur në të cilën thotë se dëshiron të përgjigjet mbi akuzat dhe kritikat që i janë bërë nga analistë në shtypin e shkruar lidhur me shpenzimet që janë bërë për sjelljen e realit të Madridit në Tiranë.
Më poshtë, vijon letra e plotë:
Letër e hapur për z. Lubonja dhe z. Nano
Deri në Nëntorin e kaluar, kur gënjeshtrat e kolegut tuaj, z. Baze më bënë që të gjendesha i burgosur padrejtësisht, mora mbi vete fajin e mos përgjigjeve dhe mos paditjeve ndaj polemistëve për shpifje (me qëllim se po përdor fjalën "polemist", sepse "gazetarët" punojnë mbi fakte dhe investigime).
E mësova në mënyrën më të vështirë, gjatë nëntorit të kaluar, që zakoni im i vjetër i mos përgjigjeve ndaj fyerjeve dhe paditjeve ndaj shpifjeve mund të dëmtojë familjen time dhe shume miq dhe kolegë te mi të cilët më kanë dhënë besimin e tyre.
Që prej atëherë, unë kam vendosur të ndryshoj. Unë nuk do të qëndroj më indiferent ndaj fyerjeve dhe do të përdor të gjitha mjetet ligjore për t;'i dhënë fund shpifjeve.
Ju të dy kritikoni me forcë vendimin e kompanisë sime për të sjellë ekipin e Realit të Madridit, që të luante me një nga skuadrat tona (siç ishte ajo e Gramozit). Ju të dy
kuotoni shumën e tepruar te parave që "Taçi Oil" do t'i kishte paguar Realit të Madridit që të vinte dhe të luante këtu në Tiranë. Nëse do t'ju kishte interesuar që të pyesnit, unë do t'ju kisha dhënë përgjigje pyetjeve tuaja, duke ju konfirmuar qe nderi i të pasurit Realin në Tiranë ka qenë fryt i marrëdhënieve miqësore dhe profesionale qe na lidhin me drejtuesit e këtij klubi. Po kush po e vret mendjen, përderisa ju nuk jeni gazetarë, ju nuk kontrolloni fakte! Po, z. Nano, paratë e fituara nga shitja e biletave te ndeshjes kanë shkuar për ata që kanë vuajtur nga përmbytjet në Shqipërinë e Veriut. Po ju z. Nano? Çfarë keni bërë për ta? Rehat ne Tiranë, a keni bërë ndonjë gjë? Është e lehtë të kritikosh, por për të bërë, madje edhe pak, është më e vështirë.
Sigurisht, unë mund edhe te mos organizoja asnjë ndeshje këtu në Tiranë, dhe mund të përballoja privatisht që të shijoja në mënyrë egoiste dhe diskrete aq ndeshje te Realit të Madridit sa të dëshiroja, dhe ju as që nuk do që ta dini. Kjo ndodh vetëm se unë dua që buxheti i marketingut të grupit "Taçi Oil" t'i shërbejë sigurisht imazhit të kompanisë, por edhe atij të mbarë vendit.
I përbuzni aq shumë ju vendin dhe qytetarët tanë sa që te mendoni se ata nuk e meritojnë një ndeshje të Realit të Madridit në shtëpinë e tyre?
Ju të dy vazhdimisht supozoni se si e kam krijuar unë biznesin tim, por as nuk bëhet fjalë që të investigoni!
Z. Lubonja ka një përgjigje: "një vend në duart e gangsterëve si ky baron nafte".
Për z. Nano "nuk kam ndonjë kureshtje kushedi se çfarë për të njohur gjëra nga bota e rrëmujshme dhe e mistershme e sipërmarrjes shqiptare". E vërteta është se unë kam punuar jashtëzakonisht për më se tetëmbëdhjetë vjet, 12-16 orë në ditë, me shumë pak fundjava, dhe pa pushime. Por kjo nuk është e mjaftueshme për ju,
Kështu që ju duhet të fyeni, dhe jo vetëm mua, por të gjithë sipërmarrësit e këtij vendi, ata që bëjnë gjera me duart "e tyre të pista". Për shkak të vendimit qe kam marrë të cituar më sipër, mos u ndjeni të befasuar kur të gjendeni të paditur, pasi unë nuk do të toleroj më që të quhem (shprehimisht ose me nënkuptim) një "gangster" apo një "bos i mafias". Unë do të përdor të gjitha mjetet e Drejtësisë dhe të ligjit, për të ndaluar çdo kënd që më fyen mua, jo aq shumë për vete, por për familjen time, miqtë e mi dhe kolegët e mi që lëndohen nga këto akuza të pajustifikuara.
"Panem et Circenses"! Po, vërtet, "Grupi Taçi" krenohet qe siguron, brenda kufijve të tij modestë, "Circenses" cilësor. Por në artikujt tuaj të hidhur, ju keni harruar "Panem"! Grupi Taçi (duke përfshirë ARMO-n) tani punëson rreth 2,000 punonjës, që përfaqësojnë 2,000 familje në këtë vend. Në vitin 2009 Grupi "Taçi & ARMO është renditur si taksa paguesi me i madh. Për të marrë këto fakte nuk kishit nevojë që të investigonit shumë, mjaftonte që t'i drejtoheshit autoriteteve përkatëse dhe vete Grupit "Taçi Oil". Por jo, ju ishit shumë të zënë, duke mbushur stilolapsat me helm dhe xhelozi.
Unë ju ftoj të dyve që të vizitoni me mua rafineritë tona ne Ballsh dhe në Fier, dhe të flisni lirisht me punonjësit tanë. Unë jam i bindur se ata nuk kanë nostalgji për ditët kur kompania e tyre ishte shtetërore. Ju do të shihni se çfarë sfide kemi trashëguar nga komunizmi dhe investimet e jashtëzakonshme që ne tani duhet të kryejmë, për të kapur
dhjetëra vite, në të cilat nuk është investuar pothuaj fare. Po, kam krenarinë e të qenit një sipërmarrës, dhe që duhet të investoj një shumë të madhe parash për të kapur hapin e dhjetëra viteve te keq menaxhuara. Por kam frikë, se ju do të duhet të jeni të gatshëm të ndotni këpucët dhe të largoheni nga komoditeti juaj për të vizituar botën reale!
Z. Lubonja, Shqipëria nuk ka nevojë për një ose dy "Taci, Naci". Shqipëria
ka nevojë për dhjetëra "Taci, Naçi" për të ndihmuar këtë vend. Ju jeni të shqetësuar për reputacionin e vendit tonë? Çfarë mendoni ju se bëni, duke quajtur çdo sipërmarrës të këtij vendi një "gangster", ose duke aluduar për botën kumbuese të sipërmarrjes si "atë të rrëmujshme dhe të mistershme të sipërmarrjes shqiptare"?
Ju vetëm ngushëlloni ata jashtë vendit që e lidhin vendin tonë me aktivitete mafioze, dhe ju vetëm ngushëlloni një stereotip të mefshtë. Por është e vërtetë që ju mund t'ju këtë marrë malli për ditët kur gjithçka ishte shtetërore dhe në duart e një partie të vetme. Kjo është politike, dhe unë nuk jam i interesuar për këtë dhe vazhdoj të jem vetëm një sipërmarrës.
Romakët kanë thënë: "A bove ante, ab asino retro, a stulto undique caveto"' (kini kujdes nga demi para syve, gomari në shpinë dhe budallenjtë përreth). Nga tani e tutje unë nuk do t'i lejoj që të kalojnë këto lloj artikujsh pa përgjigje. Z. Lubonja citon Çërçillin (një ironi!). Për veten time unë do të ndjek këshillën e Sir Winston (pasi mbi te gjitha ai ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë dhe kapitalizmit): "Suksesi është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar që ka vlerë."
Sinqerisht
Rezart Taçi