English

LRI: Shpërndan 5 ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër

Tiranë, 24 janar NOA - Lëvizja Rinore për Integrim dhuroi sot pesë ton ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës.

Drejtues dhe aktivistë të forumit rinor të LSI-së vizituan nga afër fshatrat Obot e Muriqan dhe Lagjen Ajsem në qytetin e Shkodrës, si dhe zona të tjera të prekura nga përmbytjet. Kjo nuk ka qenë vizita dhe kontributi i parë me ndihma konkrete nga ana e LRI-së. Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho u shpreh se forumi Rinor i LSI-së do tu qëndroj gjithmonë pranë banorëve të këtyre zonave, duke dhënë ndihma konkrete, por edhe duke treguar, mbi të gjitha, solidaritetin njerëzor në mbështetje të tyre.

"Kemi ardhur këtu në Shkodër një grup të rinjsh të Lëvizjes Rinore për Integrim për të shprehur solidaritetin tonë dhe se jemi pranë tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrore. Në kuadër të këtij solidariteti, për t'i ardhur sado pak në ndihmë këtyre banorëve se prekur nga përmbytjet, ashtu siç po bëjnë dhe mjaft institucione dhe organizata nga të gjithë anët e vendit si dhe nga vende mike, ne si LRI kemi sjellë një sasi ndihmash materiale dhe ushqimore, me qëllim që kjo situatë të kapërcehet sa me lehtë dhe me sa me pak humbje ekonomike për këto familje", deklaroi Xhixho.

Xhixho ka kërkuar që gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e këtij aksioni solidarizues.

"Kjo nuk është ndihma e parë që LRI po ndihmon banorët e përmbytur, ndaj ne do të vazhdojmë tu vijmë në ndihmë këtyre familjeve në të gjitha mënyrat që kemi.

Ndaj i bëj thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me sa kanë mundësi, duke u bërë kështu së bashku pjesë e një solidariteti njerëzor për bashkëqytetarët tanë, të cilët tani më shumë se kurrë kanë nevojë për këtë solidaritet dhe ndihmë të gjithanshme", përfundoi kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho.

k.k/NOA

KOMENTE