English

Shkodër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, vdes shoferi

Shkodër, 24 janar NOA - Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur pak pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme në rrethin e Shkodrës.

Ngjarja rrugore ndodhi në aksin rrugor Krye Bushat-Mjede, në vendin e quajtur Mjedë, Bashkia Vau i Dejës së rrethit të Shkodrës, kur ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal vaditës automjeti tip-Benz veturë, me targa SH 7265 E, i cili drejtohej nga 42-vjeçari Astrit Demaj, lindur dhe banues në Lagjen "Qemal Stafa" të qytetit Shkodër.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme vetë drejtuesi i automjetit dhe është plagosur 49-vjeçari M. Y., lindur dhe banues në Lagjen "Manush Alimani" të qytetit Shkodër, i cili ka qenë pasagjer në automjetin e aksidentuar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

k.k/NOA

KOMENTE