Londër 24 janar 2010 NOA/AFP - Ekspozita holandeze e dedikuar ndaj piktorit Vinsent Van Gogh, më e madhja e këtij lloji në 40 vitet e fundit në Londër, deshifron punën artistike të tij përmes letrave të tij.
Aktiviteti "Van Gogu i vërtetë: artisti dhe letrat e tij", e cila u hap më 23 janar në Akademinë mbretërore të Artit, përmbledh plot 40 letra të tij, 65 fotografi dhe 30 vitzatime.
"Ekziston një mit që e rrethon Van Gogh", i ka thënë shtypit francez, një nga muratorët e akademisë En Dumas.
"Besohet se ai ishte i çmendur dhe që pikturonte shumë shpejt. Po, kjo është e vërtetë që ai pikturonte shpejt, por korrespondenca e tij e tregon atë që ai i përgatiste me themel punët e tij, kohë më parë dhe pastaj konkludonte".
Ekspozita do të zgjasë deri më 18 prill.
m.s/NOA