Tiranë, 25 janar NOA Update - Kryeministri Sali Berisha nuk ka hezituar të kritikojë ashpër Policinë e Shtetit që sipas tij nuk ka marrë masat e duhura për të shmangur numrin e madh të aksidenteve.
Gjatë analizës së punës së kryer nga Policia e Shtetit, Berisha mori fjalën e tij ku pas vlerësoi punë e kryer në sektorë të ndryshme nga forcat blu u ndal te aksidentet.
Duke iu referuar shifrave të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i cili theksoi se këtë vit kishte 65 aksidente më shumë se vitin e kaluar, kryeministri Berisha me tone të ashpra theksoi se ky është një qëndrimi i papërshtatshëm i policisë.
"Drejtori i përgjithshëm ju deklaroi se këtë vit kishte 65 aksidente më shumë se vitin e kaluar, kjo është një numër shumë e madhe ndaj kërkoj nga ju një shqyrtim shumë serioz, një plan të qartë masash sepse historia provon se numri i aksidenteve mund të ulet dhe se ka një seri ndërhyrjesh me impakt direkt pozitiv në uljen e aksidenteve rrugore.
Kjo është një qëndrim ndaj ligjit i policisë rrugore nuk pranoj unë situatën e krijuar në verë kur aksidentet kalonin si top futbolli nga një komisariat në tjetrin, jo e ka ky jo ai situata të tilla nuk mund të përsëriten me" tha kryeministri.
Megjithëse policia e Tiranës gjatë muajve të fundit duke nisur nga vera e vitit të kaluar mori një sërë masash për të parandaluar aksidentet si dhe për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve.
Veç shërbimeve të shumta të rrugët kryesore të kryeqytetit dhe masat e shumta ndëshkuese për të gjithë shkelësit rrugor, policia e Tiranës ndërmori një fushatë sensibilizuese duke shpërndarë fletushka në rrugë me qëllim minimizimin e aksidenteve.
Madje policia e Tiranës shkoi më tej për të ndërgjegjësuar shoferët duke lëshuar një urdhër sipas të cili drejtuesit e mjeteve të cilët konstatoheshin të dehur do të ndëshkoheshin maksimalisht duke përfunduar edhe në burg.
Por situata e aksidenteve nuk mund të quhet e përmirësuar vetëm nëse ndërgjegjësohen drejtuesit në kryeqytet, rruga që i mëshoi më shumë kryeministri ishte aksi Fushë-Krujë e deri në Lezhë që po thuajse çdo ditë regjistron aksidente.
Ai përsëriti që ky aks të merret nën kontroll.
k.k/NOA