English

Avokatët në Itali për Inter-Milan, pezullohen gjyqet

Tiranë, 25 Janar NOA - Ndeshja Inter-Milan pezullon pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore. Shkak është bërë largimi i 80 avokatëve në Itali, të cilët kishin rezervuar vendet për të parë ndeshjen.

Lajmi u bë i ditur në seancën e procesit të Gërdecit, javën që shkoi, duke bllokuar kështu pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore civile e penale.

Mësohet se ndjekja e ndeshjes live, sponsorizohej nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ndërsa shpjegimet e një personi arrinin në 800 euro.

Mësohet se avokatët duhet të kthehen ditën e sotme në kryeqytet në mënyrë të tillë që nesër të jenë prezentë në seancat gjyqësore të caktuara nga gjykata.

Javën që shkoi gjykata shmangu në axhendën e saj proceset gjyqësore si Gërdeci, seancë e cila u la për ditën e premte, ndërkohë që sot u pengua edhe zhvillimi i seancës së "Bandës së Durrësit".

e.r/NOA

KOMENTE