Tiranë, 25 janar, NOA - Puna e Policisë së Shtetit ka dekurajuar trafikantët të cilët e përdornin Shqipërinë si vend tranzit dhe ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve për vrasje.
Një deklaratë të tillë pozitive për punën e kryer nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë vitit të kaluar e ka bërë vetë kryeministri Berisha, i pranishëm në analizën vjetore të këtij institucioni.
"Dua t'u përgëzoj dhe dua t'u rikujtoj objektivin e kësaj qeverie ai që është rënia e krimit. Ju përshëndes për punën serioze, përkushtimin e madh dhe sakrificën e luftën tuaj për rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, si dhe kontributin e dhënë për rendin dhe sigurinë", iu është drejtuar ai policëve.
Më tej, shtoi se është imperativ i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave puna e mirë e Policisë së Shtetit dhe shtoi se km bindjen se policët me përkushtimin e tyre do të qëndrojnë në krye të plotësimit të kësaj detyre
"Viti që shkoi ishte elektoral dhe ju treguat përkushtim dhe përmbushët të gjitha detyrimet në procesin zgjedhor që ju ngarkon ligji", iu ka thënë më tej kreu i qeverisë policëve.
Duke shtuar se ky vit shënon modernizime të mëdha në kontrollin e kufijve dhe bën të mundur kontrollin më efikas të kriminalitetit.
"Ju përballeni me format më të larmishme të krimit, të cilat përsosen gjithmonë e më shumë që do të thotë nevojë e rritjes së nivelit të ekspertizës", shtoi kryeministri.
Duke pohuar më pas se lufta kundër korrupsionit ka njohur dimensione të reja dhe se Policia e Shtetit nuk duhet të tërhiqet para cilitdo në këtë luftë.
n.e/NOA