Tiranë, 25 Janar NOA - Kryetari i opozitës shqiptare Edi Rama, ftohet të mbajë një ligjëratë në Harvard, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Lajmin e bën të ditur për agjencinë NOA, korrespondenti në SHBA cila citon burime zyrtare nga Harvard - Kennedy School.
Universiteti i famshëm tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama mban sot pasdite (ora amerikane), një ligjëratë me temën "Dialogu në diplomacinë kulturore dhe urbane dhe transformimin e kryeqytetit".
Kryebashkiaku i Tiranës, mësohet se mban ligjëratën së bashku me kryetarin e Bashkisë së Bogota, Antanas Mockus i cili ka zgjedhur të njëjtën temë.
Moderator i seancës e cila mund të ndiqet këtu live, është Professor Elaine Kamarck.
Korrespondenti i NOA informon se nuk ka asnjë të dhënë që të konfirmojë se Edi Rama ka takime të mundshme zyrtare me politikanë në SHBA dhe as me komunitetin shqiptar atje.
i.b/e.r/NOA