English

Hyn sot zyrtarisht në fuqi ligji "Antimafia", PS e kundërshtoi

Tiranë, 25 janar, NOA - Që prej ditës së sotme hyn në fuqi zyrtarisht ligji i njohur me emrin "Antimafia", i miratuar vetëm para pak javësh nga Kuvendi, i cili njohu kundërshtimin e plotë të opozitës jashtë dyerve të Kuvendit, por ama që u miratua pa praninë e saj prej deputetëve të mazhorancës.

Ky ligj parashikon sesi pasuritë e të gjithë personave që dyshohet se janë vënë në mënyrë jo të ligjshme do të sekuestrohen paraprakisht, edhe pse ndaj tyre nuk mund të ketë ndonjë vendim gjykate që i fajëson ata për veprat e paligjshme që kanë kryer.

I bie kështu që poseduesi i këtyre objekteve të provojë në gjykatë prejardhjen e pasurive të sekuestruara dhe jo pasi del prej saj.

Por ligji në fjalë është kundërshtuar mjaft nga opozita e majtë e cila ndonëse nuk ka hyrë në parlament, ka shprehur dyshimet për motivet e kësaj ndërmarrje.

Sipas opozitës socialiste në kushtet e ekonomisë informale, mjaft prona të shqiptarëve janë vënë pa kaluar në rrugët ligjore.

n.e/NOA

KOMENTE